Shumica e zgjedhesve te pavendosur kunder kujt te votojne


kunder kujt do te votojme kesaj rradhe?[/caption] Sipas sondazhit me te fundit, shumica e Shqiptareve mbeten ende te pavendosur kunder kujt ta hedhin voten e tyre ne zgjedhjet e 23 Qershorit. Megjthese fusha parazgjedhore eshte plot me personazhe te peshtire e te papelqyeshem, nuk ekziston akoma nje konsensus i pergjithshem se kunder kujt duhet votuar. “Ne fillim mendova te votoj kunder Sali Berishes per aresyet qe dihen” tha pjesmarresi ne sondazh Llesh Qimja, “mirepo pastaj mendova te dal kunder aleances se Metes dhe Rames per aresye te tjera qe dihen akoma me mire.” Sipas te dhenave paraprake te sondazhit 50% e te anketuarve do te votonin kunder Berishes po te mbaheshin zgjedhjet neser, 50% do te votonin kunder Rames, 70% kunder Spahiut, 80% kunder Topit < dhe 90% kunder Metes. Ne total afersisht 99% e te gjithe te anketuarve do te votonin kunder te gjithe forcave politike qe po konkurrojne ne keto zgjedhje te pergjithshme. Vetem 1% u shprehen pro dikujt. Kjo i ben keto zgjedhje shume te veshtira per tu parashikuar megjithese pritet qe ne keto muaj fushate qe po vijne, politikanet do tu japin votuesve me shume aresye per te zgjedhur ate qe do ta kundershtojne me vote ne 23 Qershor. "Edhe ne zgjedhjet e meparshme kam votuar kunder" shtoi i anketuari Llesh Qimja. "Para 4 vitesh votova kunder Berishes, para 8 vitesh kunder Nanos, para 12 vitesh prap kunder Berishes, e keshtu me rradhe deri ne fillim te demokracise." "Se kunder kujt do te votoj kesaj rradhe, nuk e di akoma."

Advertisements

Një mendim mbi “Shumica e zgjedhesve te pavendosur kunder kujt te votojne

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s