Gropat e rrug


gropa terheqese per turistet
te befsha gropen

Shqipëria, e mbyllur për dekada të tëra, dhe e hapur vetëm 20 vitet e fundit, po tenton që ta promovojë veten si një gropë thithëse për turistë nga e gjithë bota.

Shume turiste te huaj qe vijne ne Shqiperi komentojne gjere e gjate per bukurite e saj e sidomos per gropat e shumta ne rruge. Si te tilla, ato (dmth gropat) jane kthyer ne nje atraksion terheqes turistik. Cdo fillim vere, shtypi i huaj flet vetem per to!

Per shembull, njera nga keto gropa me diameter rreth 5 metra e gjithnje ne rritje, e ashtuquajtura goja e ferrit, terheq cdo vit nje numer te madh turistesh nga e gjithe bota.

Amerikani Xhon Dig tha: “Me pelqen vecantia e rrugeve shqiptare. Jane origjinale ne sensin post-apokaliptik. Shqiperia eshte nje perle turistike e harruar nga koha dhe cdo gje tjeter.”

“Te ecesh me makine ketu eshte qe si te hidhesh vazhdimisht posht e perpjete, sikur je ne disneyland ne rollercoaster, nje argetim pa fund derisa te behet bytha me kallo.”

Gropa te tjera terheqese perfshijne “lugun e ullukut” nje e care terthore rreth 23 metra e gjate ne rrugen e kombit, dhe Arushen e madhe dhe te vogel qe perbehet nga nje aqripelag gropash gjate rruges Vlore-Dukat.

Edhe gropat e rruges se rivieres te lene me goje hapur se bashku me bukurite natyrore pertej kazaneve te permbysura te plehrave, guroreve, dhe lopet e pergjumura qe pushojne ne mes te rruges.

“Ne jemi krenare per rruget tona dhe gropat e tyre”  thote Guri Guva nje banor i lagjes se ujit te ftohte ne Vlore i cili jep dhoma me qera per turistet e shumte qe vijne per ti pare ato, “sapo u hap nje e re perpara deres se shtepise sime, e gjere sa nje lope dhe e gjate sa nje ka.”

“Pak a shume ka shume pak rruge pa gropa, ” thote nje tjeter turist per te cilin kjo ishte hera e pare dhe e fundit ne Shqiperi, “ky vend eshte me te vertete nje grope e vogel ne harten e botes.”

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s