punonjesit e administrates ia “falin” rrogen shtetit, “na mjafton rryshfeti”


TIRANE — Ne nje gjest solidariteti me situaten e veshtire qe po kalon buxheti i shtetit, punonjesit e administrates qe sidoqofte kane 5 muaj pa marre rrogat, ia kane falur ato shtetit.

“Rroga ka dale nga moda, eshte nje mbeturine e te kaluares” tha per mediat Llesh Matrapyka, punonjes i administrates se doganave. “Une kur fillova kete pune biles u cudita kur mesova qe kishte edhe rroge. Me rryshfetet qe marrim as qe na vete mendja per rrogen. Pastaj edhe arka e shtetit eshte bosh. Nuk jemi edhe aq te pangopur!”

Nga kjo nisme pritet qe shteti te kurseje rreth 20 miliarde leke, ose 100% te buxhetit te caktuar per rrogat. Megjithe rritjen me te fundit te rrogave me 5% nga qeverria ne largim, shumica e administrates ne menyre te vullnetshme e pa e menduar gjate i kane falur shtetit te gjitha rrogat qe nuk i kane mare akoma, si dhe ato rroga qe nuk kane per ti mare ndonjehere.

Kjo nisme qe filloi fillimisht ne hallkat me te larta te shtetit ku mosmarrja e rroges ishte bere mode per ministra, gjykates, prokurore, drejtore e deputete, shume shpejt depertoi edhe ne hallkat me te uleta te piramides administrative si, nendrejtore, nepunesa, pedagoge, doktore, infermiere, arketare, akademike e deri tek polici rrugor.

“Ne asnji vend te botes nuk gjen njerez te gatshem te punojne falas per shtetin” tha kryeministri ne detyre Sali Berisha. “Duke fillu qe nga une i pari. Une kam kohe qe nuk e terheq rrogen time. Ua kam fal.”

Nderkohe, deshira per tu punesuar ne administraten shteterore, me ose pa rroge, mbetet akoma shume me e forte se kurre, si tani, si pas ardhjes se qeverise se re Rama-Meta.

Madje, madje te gjithe keta te interesuar jane gati te japin rryshfet qe vete deri ne mijra euro per te fituar nje vend pune si buxhetore  pa rroge!

“Punonjesi i administrates qe ka nevoje per rrogen eshte specie ne zhdukje” tha zoti Meta ne nje prononcim te shkurter ne lidhje me kete nisme. “Me te le te merren historianet, arkeologet dhe sociologet. Ne shikojme drejt te ardhmes ku punonjesi i talentuar i shtetit e fiton vete mireqenien financiare ne terren, pa i rene ne qafe shtetit qe e ka mare ne pune per ate pune. Pa rroge mund te ecim akoma me shpejt.”

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s