me nder i kombit


nderi
nderi

Dy ditë më parë, Bujar Nishani më në fund u shfaq në një aktivitet publik në komunën Kelmend të Malësisë së Madhe, ku mori pjesë në aktivitetin “Logu i Bjeshkëve”.

Me ketë rast Presidenti Nishani i akordoi komunës Kelmend titullin “Nderi i Kombit”,  bashkë rrethin e Malësisë së Madhe që përfshin këtë komunë, si edhe prefekturës së Shkodrës që përfshin këtë rreth së bashku me Shqiperinë e veriut që e përfshin këtë prefekturë.

Dhe Nishani nuk ndal me kaq, ngaqë është i vendosur të japë sa më shume me nder dekorata!

Pasi bëri këta rrathë koencentrikë nderesh të kombit, e vendosi edhe qershinë mbi tortë duke i akodruar kryeministrit në ikje Sali Berisha titullin “Nderi i Kombit.”

I detyruar ta pranojë këtë nder, kryeministri në detyrë Sali Berisha u shpreh që ndihet i nderuar nga nderi që iu bë, sepse njeriu mund ti humbasë të gjitha, postin, shtëpine, paratë, shëndetin, gruan, jelekun antiplumb, makinen, mendjen, pushtetin, kalin, lopën, karriken, e shumë e shumë gjëra të tjera.

Por jo nderin!

Sepse ky i fundit nuk ka ndonjë vlerë.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s