Pershendesim mikun tone te vjeter Sali Berisha me rastin e daljes ne pension


Perpara![/caption]

Arritem me ne fund ne ate dite, kur luani i paepur i politikes shqiptare, kali i palodhur i qerres se tranzicionit, Sali Berisha, te heqe jelekun antiplumb e te dorezoje çelesat e stalles. Ky eshte nje lajm qe ka shkaktuar po aq gezim sa shkaktoi renia e diktatures komuniste ne vitet 90, prandaj o Sali ne rradhe te pare te falenderojme qe pas 20 vitesh tranzicion na dhe prap nje gezim te tille. Shyqyr!

Si nje ari i lyer me mjalt njeriu e i rrethuar nga mizat, do te ngelesh ne mendjen tone dhe per ca kohe o Sali, derisa dale ngadale te fillojme te te harrojme. Ashtu sikurse me siguri, do te na harrosh edhe ti. Rrofsh! Mirepo jane ca gjera qe nuk do te harrohen dhe aq shpejt. Eshte fakt qe ti e ndryshove boten tone Sali. Ia rrotullove koken qe te shikonte mbrapa duke ecur perpara dhe perpara duke ecur mbrapa. Ti ishe ndryshimi! Te lumte! Ne fillim kur erdhe ne pushtet si lumi i drinit i fryre mire nga bora e shkrire e bjeshkeve te nemuna, bere qe brenda pak viteve shqiptaret ti dyfishojne leket çdo muaj, duke e mbajtur inflacionin konstant. Eh, kush i harron dot ato kohe te arta kur njerezit beheshin te pasur duke ndenjur ne kafene gjithe diten? U ankuan vetem ata qe i mori lumi dhe rebelimi i tyre nuk te la ta plotesoje vizionin tend ne 1997. Mirepo ti u ktheve prap. Me i rrembyer se kurre! Bravo! E prap shqiptaret votuan per ty. Sovrani foli. Por < edhe protestoi. Edhe ti ishe aty me kobure ne brez per ti sqaruar siç duhet. Ti u shkule dhembe e dhemballe te gjithe atyre qe e hapen gojen te te shajne. Mire ua bere! Ti ishe lider i vertete. I bere qe te gjithe me leke, facebook dhe me universitet. Te gjithe me rruge, tunele dhe me makina. I bere te gjithe me te pakten nje shtepi. Hallall! Nen udheheqjen tende Sali, Shqiperia kishte me shume shtepi pa leje sesa bunkere. Me shume shkencetare sesa fermere. Me shume doktore sesa infermiere. Me shume police rrugor sesa shofere. Me shume rekordmen sesa atlete. A mund te bente dot dikush tjeter me shume sesa kaq? E kush i harron kollaj rekordet e tua ne not, ne ngjitje mali dhe ne murin kinez? Apo rekordin e hedhjes se peshtymes me larg gjate nje fjalimi ne miting? Te vetmen gje qe shume pak njerez mendonin se ti mund ta beje, qe te ikje keshtu si sot pasi i humbe zgjedhjet, ti e bere gjithashtu, e keshtu nuk te ngeli me asgje tjeter per te bere ne kete bote si burre shteti. Askush tjeter ne histori nuk ka bere me shume sesa ti. Jemi te sigurt qe rekordi jot nuk ka per tu thyer dot kete mijevjeçar. Ne ketu tek KokQepa nuk kemi as dyshimin me te vogel qe çfaredolloj gjeje qe te besh ne çfaredolloj karriere te re qe do te zgjedhesh pas dites se sotme, ka per te qene nje sukses i jashtezakonshem dhe absolut. Zoti qofte me ty. Edhe ti me zotin. Perpara!

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s