Besimtari kthehet i zhgenjyer nga haxhilleku


besimtari
besimtari

Tirane – Pas kthimit nga Meka, besimtari Shkelzen Daullja u shpreh per mediat qe haxhilleku “nuk ishte ndonje gje e madhe. Kur u nisa nuk ma merrte mendja qe do kthehesha keshtu me mjekerr mes shaleve.”

Xeni eshte nje besimtar i devotshem ketu e disa vite tash, ai falet rregullisht ne xhami, ne rruge, ne shtepi, ne trotuar ose ku te munde te pakten 5 here ne dite. Besimi per te sipas tij eshte pjesa me e rendesishme e jetes. Mirepo udhetimi ne Meke nuk doli tamam sic e priste.

“Para se te mberrija ne Meke te gjithe me thoshin qe kur te behesha haxhi do te ndihesha me afer Allahut, te gjithe do te me shihnin e do flisnin me respekt te vecante per mua, do te ndihesha si te them, tjeter njeri , e gjera te tjera si keto. mirepo nuk ndodhi tamam keshtu.” tha Xeni duke tundur koken e duke fshire hunden me menge.

“E vetmja gje qe ndjej ne fakt, eshte qe ndihem goxha i lodhur, vetem kaq.”

“Ndoshta kisha pritshmeri shume te larta per kete udhetim, dhe une nuk jam tip qe udhetoj shpesh. Maksimumi mund te vete deri ne Durres per plazh dhe kaq. Ndoshta prisja qe pas haxhillekut do ta shikoja boten ndryshe, dhe anasjelltas. Te them te drejten i shoh gjerat njesoj si me pare. Asgje s’ka ndryshuar.”

Sipas Xenit, me gjithe gezimin e vecante qe ndjeu me te mberritur ne Arabine Saudite, ajo ndjenja fillestare shpirterore e te qenit ne nje vend te shenjte u venit shume shpejt, qe nga momenti kur pa xhamine Masjid al-Haram dhe miliona besimtare si puna e tij qe u ndodhen aty. “Ndjenja qe me pershkroi ne ato momente ishte pak a shume e vecante, por jo ndonje gje e jashtezakonshme” tha ai.

U vertita disa here rreth gurit dhe prisja qe te me pushtonte ndonje ndjesi e vecante, dhe megjithese i rikujtoja vetes qe ndodhesha ne te njejtin vend ku kishte shkelur vete profeti ketu e 1400 vite me pare, prap se prap pervec lodhjes se kembeve, vapes dhe duhmes se djerses se miliona trupa njerezish, nuk ndjeva ndonje gje tjeter.

Pastaj godita me gur sikurse eshte zakoni tek muri Jamaratit dhe fillova te ndihesha fajtor qe nuk po ndjeja ndonje ndjesi me te larte shpirterore nga ajo qe sapo bera.

“Nuk e di, ndoshta kishte dhe disa momente kur ndjeva prezencen e Allahut diku aty afer meje, por mund te them qe eventualisht kaq shume desha qe te ndjeja ndonje ndjesi te tille, qe ndoshta vetem sa ia imponova vetes.

Aty nga fundi i vetmi mendim qe me rrinte ne mendje ishte qe thjesht dua te kthehem ne shtepi. Dhe ja ku jam.”

Me kaq Xeni e mbylli konferencen per shtyp, i falenderoi mediat e mbledhura per te shkruajtur mbi ri-kthimin e tij nga haxhilleku megjithese sikurse edhe ai vet eshte i ndergjegjshem “nuk ishte ndonje gje e madhe.”

Pastaj vajti ne xhami, takoi plot shoke dhe u tha qe vajtja ne Meke ishte gjeja me e mrekullueshme e jetes se tij.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s