Skenderbeu


“Nuk isha unë që ju solla lirinë. E gjeta mu këtu.” 

Ky plakushi muskuloz ketu me lart duke ndare njerez ne dysh me shpaten e tij te madhe eshte Skenderbeu. Per ata qe nuk e dine akoma, Skenderbeu eshte heroi kombetar i kombit tone. Duhet te jesh komplet trung rrapi me doktorature nga UET ose UFO ose ndonje “U”niversitet tjeter Shqiptar qe mos te dish kaq gje. Te ishte Skenderbeu gjalle sot do te ta priste koken si bostan e do ua jepte kalamaqve per te lozur futboll, sepse nje koke bosh nuk hyn ne pune per asgje tjeter.

Sidoqofte ka shume gjera te tjera qe nuk i dini per Skenderbeun.

Skenderbeu ishte nje luftetar kokepreres, kockethyes, i pamposhtur, i paarritshem, i pameshirshem qe e filloi karrieren duke luftuar 20 vite rresht per perandorine Osmane, pastaj iu merzit ajo pune, u kthye ne Shqiperi ku luftoi edhe 25 vite te tjera per qejfin e tij duke prere koka turqish e duke i luajtur fene kujtdo tjetri qe guxonte ta krruante me te.

Te mbijetosh 45 vite rresht ne ate epoke historike ku jetoi Skenderbeu është një punë mjaft e madhe në vetvete, por ky djalë shkoi akoma me larg – bashkekohesit e tij thone qe ai personalisht dergoi ne boten tjeter rreth 3,000 burra, e nuk e kemi fjalen per burra ngordhalaqer, shume prej te cileve ne gjendje mjaft te mire shendetsore dhe forme te mire fizike, luftarake dhe psikologjike.

Ndoshta per kete shkak flamuri i betejave te tij eshte sot flamuri i kombit shqiptar, nje shqiponje me dy koke ne nje sfond te pergjakur. Nuk ka se si te jete ndryshe. Kombi jone e ka care rrugen e historise me shpate ne dore, si para ashtu edhe pas Skenderbeut, por askush tjeter nuk ka ditur si ta perdore shpaten me mire se sa ai.

Megjithese ndoshta e ekzagjerojne pak mbi madhesine e palles se Skenderbeut, kur thone qe ishte kaq e rende sa qe nuk e ngrinin dot as 9 burra se bashku, sado e madhe qe te kete qene nuk ka asnje dyshim edhe nga historianet me skeptik qe Skenderbeu dinte si ta perdorte pallen e tij me efikasitet maksimal.

Skenderbeu lindi me emrin Gjergj Kastrioti ne vitin 1405, i biri i bajraktarit te nje qytetit te vogel, Krujes, qe perpara se te behej qendra e industrise se cimentos dhe gelqeres qe eshte sot, kishte nje keshtjelle akoma me te vogel ne maje te nje shkembi te thepisur.

U rrit ne kohen e perandorise Osmane, nje shtet i stermadh mysliman qe po i shkaterronte trojet e krishtera evropiane si nje hordhi karkalecash mbi nje lendine te gjelber me bar te njome. Kur Gjergji mbushi 18 vjec, i erdhi rradha edhe zoterimeve te babait te tij.

Kur i trokiten turqit ne dere te jatit te Gjergjit, duke i ofruar neneshtrim ose vdekje, ky i fundit zgjodhi te paren, u dha turqve si pengje Gjergjin bashke me 3 vellezerit e tij, dhe ra dakord tu paguante nje tarife vjetore. Gjergjin 18 vjecar turqit e bene synet (gje qe nuk eshte dhe aq qejf kur je 18 vjec) e konvertuan ne mysliman dhe e derguan ne shkolle ushtarake, per ta indoktrinuar me fanatizem fetar dhe per ti mesuar zanatin me te kerkuar dhe me me perspektive te asaj kohe, luftimin me shpate, (gje qe sikurse e merrni vet me mend po te keni lexuar ndonje rresht nga paragrafet me larte, Gjergji e mesoi si mos me mire.)


Palle Ustallek.

 Gjergji nuk studioi as 3 dimra ne kete shkolle, sepse i jati e anulloi kontraten me Sulltanin dhe ky i fundit emeroi nje qehaja tjeter per te mbledhur taksat, bakshishet, rryshfetet dhe leshin e dhise.

Babai i Gjergjit vdiq i hidheruar ndersa tre vellezerit e Gjergjit vdiqen te helmuar ne rrethana te pashpjeguara, keshtu qe Gjergji, i vetmi trashëgimtar legjitim për Principaten e Krujës mbeti një skllav-ushtar i Perandorisë Osmane edhe per nja njëzet vite te tjera.

Ne keto vite Gjergji e mprehu mire shpaten ne trupa njerezish qe fati i keq i solli ne ndonje lloj konflikti me shefin e tij, Sulltanin. Gjergji njehere ndau nje gladiator Mongol ne dysh ne oborrin e Sulltanit. I impresionuar  Sulltani e quajti Arnavuthu Iskender Beu, që do të thotë “Princi Shqiptar Aleksandër”, emer ky qe nuk ngjante fare me emrin e tij te lindjes, por qe i shkonte me per shtat aftesive te tij duke e krahasuar Skenderbeun shpatemadh me Aleksandrin e madh.


Skënderbeu duke e care mongolin ne dysh

 Ne baze te aftesive e meritave te tija e jo me ane miku sic ndodh sot, Skenderbeu u ngjit shpejt e lart ne karriere ushtarake, duke komanduar nje rregjiment kaloresish Shqiptare per ta rritur e zgjeruar edhe me tej perandorine Osmane ne kurriz te popujve te krishtere, perfshi ketu edhe te tijit. (Shënim:. Ndërsa biografi i tij Marin Barleti eshte pa dyshim i njëanshëm kur pohon se Skënderbeu vriste vetëm myslimanë në luftime dhe kurrë të krishterët, kjo duket pak me e vështirë për tu besuar sesa numri total 3,000 i atyre qe Skenderbeu i kaloi ne shpate pa dallim feje, krahine ose ideje.)

Papritmas , në moshën 38 vjecare, Skënderbeu bëri një vendim që do të ndikojë në jetën e tij përgjithmonë – ai mori një grup prej 300 jeniçerësh shqiptarë dhe braktisi ushtrinë turke në mes të betejës kundër hungarezit Xhon Huniadi. Me shpejtesi Skënderbeu marshoi ushtrinë e tij dezertore përmes Shqipërisë, drejt e në portat e Krujës (kështjellën e tij stërgjyshore, e cila tani ishte nën sundimin otoman), paraqiti një dokument të falsifikuar për guvernatorin turk duke pretenduar se Skënderbeu ishte emëruar guvernator nga Sulltani aty.

Nuk ishte as hera e pare as e fundit qe nje shqiptar e merr njefare prone, qofte edhe pronen e te tij, me dokumenta fallco.

Skënderbeu menjëherë pas kesaj vazhdoi të mblidhte princat shqiptarë dhe të deklarojë rebelim të hapur kundër sulltanit turk. Ai u konvertua prap ne katolik, e shpalli veten kryezot duke i bere mijra kryezoter te tjere shqiptare shume xheloz dhe u be gati per ti bere balle telashit qe sapo i kish hapur vetes. Pushtoi shpejt e shpejt nje pjese te madhe te keshtjellave rrotull Krujes se tij duke i vene turqit e kapur ne befasi perpara nje zgjedhje te veshtire, pagezim ne uje te perveluar ose koke turku.

 Sulltan Murati II e kapi shpejt situaten dhe u nis drejt Krujes me 100,000 nga ish shoket e Skënderbeut.

Skënderbeu, i cili kurrë nuk  komandonte një ushtri me të madhe se 15,000 në çdo moment gjatë karrieres se tij 2o vjeçare me Turqinë, i priti pas cdo guri, muri ose shkurreje, duke mos u lene as edhe nje moment per te pshurrur te qete. Murati me gjith ushtaret e tij nuk u fut dot ne keshtjellen e vogel te Krujes ne maje te shkembit te thepisur, dhe eventualisht u terhoq i rraskapitur per ne Anadoll. Pas pak kohe Murati u kthye prap me nje force akoma me te madhe dhe u terhoq perseri me te njejtin rezultat.

Për 25 vitet e ardhshme, Skënderbeu personalisht udhehoqi trupat e tij në betejë në dhjetra raste duke ua rrasur shpaten e tij turqve ne te gjitha drejtimet e mundshme sa here qe ata vinin per ta krruajtur me te. Si një prej bastioneve të fundit të Europës juglindore të krishtere, ai ishte i rrethuar vazhdimisht, duke luftuar armikun nga çdo drejtim, nje armik me superioritet numerik nga 10 deri ne 20 fish. E prap se prap Skenderbeu nuk e rruante fare me shpaten e tij te mprehte qe Shqiperia ishte vetem nje korricke e vogel toke malore e rrethuar nga nje det i egersuar osman qe donte me doemos ta shkulte kete gjemb per te vazhduar marshimin e vet drejt pjeses tjeter te Evropes.

Papet katolike ishin pa dyshim te mahnitur me faktin qe Skenderbeu ishte jo vetem katolik, por edhe i gjalle ne keto kushte aspak te favorshme per te. Ata i derguan plot fjale inkurajuese te cilat Skenderbeu i meritonte krejtesisht. Për shembull, Papa Nikolla V e quajti atë “Kampion i Krishterimit” (edhe pse kjo ndonjëherë është përkthyer në “Atlet i Krishterimit”). Papa II Pious e quajti atë “Gedeoni i krishterë”, dhe Papa Calixtus III e emëroi “-kapiteni i Përgjithshëm i Selisë së Shenjtë në kryqëzatë e tij të vazhdueshme kundër të pafeve myslimane.”

Unë mendoj se, mbi të gjitha, ky është një testament për jetëgjatësinë e tij, sepse ai mbijetoi per nje kohë të mjaftueshme sa që të kishte te tre Papët duke i dhene pseudonime të ëmbla, ndërsa në thelb duke u përfshirë në një luftë te humbur, që kurrë nuk mbaronte me një kundërshtar shumë më tepër të fuqishem e gjithmone e me të fuqishëm e të egërsuar.


Një skulpturë të përshtatshme per kete njeri epik.

Kur Sulltan Murati vdiq, djali i tij, Mehmet Pushtuesi, u dha shqiptarëve një pushim të vogël – më së shumti për shkak se Mehmeti donte të pushtonte Konstandinopojën, dhe nuk donte te humbiste kohe dhe koka turqish me Aleksandrin shqiptar. Skënderbeu e përdori këtë kohë për të rindërtuar keshtjellat e tij, duke u perpjekur me kot ti beje ne nje mendje kryezotet e tjere shqiptare ne kuvendin e Lezhes, parlamentin e pare shqiptar, u martua me vajzen e nje tjeter shqiptari kokforte, Gjergj Arianitit, dhe ne rolin e tij si mburojë e fundit mes zgjerimit te Perandorake Osmane dhe Krishterimit Evropian u perpoq te shtrydhte cfaredolloj ndihme nga fuqite e pasura te krishtera evropiane per luften e paevitueshme qe po afronte.

Kjo eshte hera e pare qe burimet historike e permendin ate ne marredhenie me nje femer, Doniken e Arianitit, e cila i lindi edhe nje djale. Me sa duhet marredheniet me femrat Skenderbeu i kishte lene kur te mbushte 60 vjec, ne vitet e meparshme e nguli shpaten e tij te madhe vetem ne meshkuj.

Pasi Mehmeti mbaroi pune me Stambollin, nisi menjehere sulmin ndaj Shqiperise me ushtrine tokesore me moderne dhe me te forte te kohes qe sapo kishte perpire edhe mbeturinat e fundit te perandorise 1000 vjecare bizantine. Dy here te tjera e rrethoi Mehmeti keshtjellen e Skenderbeut me ushtri dy here me te medhaja sesa ato qe kishte sjelle i jati i tij Murati, por Skënderbeu, ky luftetar finok e i palodhur perdori luften guerrile per ta kthyer Mehmetin cdo here te mundur e akoma me te egersuar nga gjithe ky muhabet. Jo vetem kaq, por Skenderbeu i korri keto suksese duke luftuar njekohesisht edhe fraksione rivale te kryezoterve te tjere shqiptare, Venedikun qe ishte fuqia me e madhe e detit dhe superfuqia e botes se krishtere, si edhe duke shtypur rebelimin e nje pjese te ushtrise se vet te udhehequr nga nipi i tij gjysem turk Hamzai.

Ai gjithashtu gjeti disi kohë në axhenden e tij te ngjeshur per tu kaluar adriatikun me 800 kalores e te thyeje rrethimin e Napolit nga baronet Italiane, nje veper heroizmi qe i dha titullin Duke i Napolit, titull te cilin do ta trashegonte edhe i biri.

Derisa asnje nga armët konvencionale te kohes nuk ishin në gjendje ta vrisnin, Skënderbeut përfundimisht vdiq në vitin 1468 nga malaria, ndersa po behej gati per te pritur sic duhej nje tjeter hordhi turqish. Me ne fund kur Shqiperia ra ne duar te turqve, nja 10 vite te mira pas vdekjes se Skenderbeut, turqit e zhvarrosen trupin e tij dhe e bene cope cope, duke i ruajtur copat si hajmali e byrzylyke. Ka dy arsye te mundshme per kete,

1. ose e urrenin kaq shume saqe nuk donin ta linin te qete as ne varr,

2. ose turqit mendonin qe copat e skeletit te Skenderbeut do ti benin ata te pathyeshem ne beteje sic ishte edhe ai.

Si do te kete qene ajo pune, nje burre i tille rralle here ka lindur per ti grisur opingat ne keto male e ne ato shkrepa.

I lumte rrocka!

“Në të fundit Evropa dhe Azia janë të miat! Mjerë Krishterimi! Ajo ka humbur shpatën dhe mburojën e saj.” – Mehmed Pushtuesi, me të dëgjuar lajmin e vdekjes së Skënderbeut

 

Burra Shteti e Burra Leshi
Erdogani, Statuja e Skenderbeut, Nishani, e disa koka turqish

“Skenderbeu me veprimet e tij ekstremiste e pengoi integrimin e Shqiperise se athershme ne komunitetin otoman. Sulltani i liberalizoi vizat per shqiptaret qe te vizitonin Stambollin kur te donin me kusht qe para se te hynin ne qytet te lanin kembet dhe bythen.”

– Erdogani, meqe ra fjala tek Skenderbeu

“Ashtu them dhe une.”

Presidenti Nishani, meqe ashtu tha Erdogani

 

 

 

Burimet:

Wikipedia.

Babinger, Franz. Mehmet Pushtuesi dhe koha e tij. Princeton Univ. Press, 1992.

Butterworth, John. Secret Listener Perëndisë. Monarku, 2011.

Gibbon, Edward. Historia e rënies dhe rënia e Perandorisë Romake. Penguin, 1996.

Schwander-Sievers, Stephanie. Identitetet shqiptare. Indiana Univ. Press, 2002.

 

Advertisements

Një mendim mbi “Skenderbeu

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s