Shqiperia do te pranoje me mijra ton peshq te ngordhur


peshk
peshk

Tirane – Sikurse raporton e perditshmja Shqiptarja.com, Aleanca Kunder Importimit te Peshqve te Ngordhur (AKIPN) sapo ka ngritur alarmin per nje tjeter rrezik qe i kanoset ambientit tone te tejndotur, importimit te mijra ton peshq qe kohen e fundit kane dale te ngordhur neper brigjet e Kilit, Meksikes dhe Amerikes.

Keta peshq, qe kane ngordhur nga shkaqe te panjohura, po mbidhen nga autoritetet e atyre vendeve per tu transportuar drejt nje vendi qe do ti pranoje ata. Sa me shume fillon te vije era peshku aq me shume jane te gatshem te paguajne per kedo qe i merr peshqit. Kjo gje po e tundon tej mase qeverrine e re shqiptare, te ngelur si peshku pa uje nga ana financiare fale qeverise se meparshme.

“Peshku ka perqindje te madhe merkuri” thote nje nga ambientalistet e aleances, “ka per te helmuar token kaq shume, sa nuk ka per te mbire me domate, patate, kastravec, qepe ose fije hashashi.”

Disa te tjere thone qe ky peshk ka edhe perqindje te madhe radioaktiviteti, pasi gjasat jane te kete ngordhur si pasoje e proves se nje bombe te re atomike ne oqeanin paqesor per llogari te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ndersa te tjere thone qe peshku ka ngordhur pasi u hodhen ne det te gjitha mbetjet toksike te armeve kimike rregjimit te Sirise. Ketyre zerave iu eshte bashkuar edhe zeri i ngjirur i ish kryeministrit Sali Berisha qe tha midis te tjerave qe “peshku e ka vendin ne det! Po doli ne toke ai qelb demokracine dhe perdoret per te blere edhe vjedhur voten.”

Tek tuk, ka edhe ndonje ze qe e mbeshtet importimin e peshkut te ngordhur, pasi SHBA do te na jape teknologji te avancuar qe e kthen ate ne ushqim te shijshem per mace dhe qen.

Sidoqofte, rreagimi i kryeministrit Rama deri tani mbi kete ceshtje nuk eshte “as mish as peshk.”

Advertisements

Një mendim mbi “Shqiperia do te pranoje me mijra ton peshq te ngordhur

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s