Nuk eshte e lehte te jesh gjykates


nga Zagar Njeri, ish kryetar i larte i ish gjykates

nga Zagar Njeri, ish kryetar i larte i gjykates
nga Zagar Njeri, ish kryetar i larte i gjykates

Te dashur te pandehur. Ngaqe tani jam dhe une njeri prej jush, po ju flas hapur mbi disa gjera qe mund ti merrni edhe vet me mend.

Nejse, ajo qe dua te them eshte qe nuk eshte e lehte te jesh gjykates ne kete vend.

Stresi dhe ankthi qe kemi ne, gjykatesit, eshte pak a shume njelloj si edhe stresi dhe ankthi i atyre qe i denojme sipas ndonje ligji po nuk na dhane ndonje lek.

Te qenit gjykates eshte profesion i veshtire. Nuk jua rekomandoj te zgjidhni kete profesion per femijet tuaj. Me mire te behen cdo gje tjeter, qofte edhe petagog universiteti, vec jo gjykates.

Vertet merr lek plot, por ama po te kapen ne video me ze edhe figure, ia paguan ndonje kolegu 100 fish. Ja qe ky fat i keq me ra mua. Nga te gjithe ata kolege te mi akoma me te korruptuar sesa une, e hengra pikerisht une! Kjo nuk eshte e drejte!

Eh, kur do kete ndonjehere drejtesi ne kete vend. Mire e thoni disa prej jush qe ky vend nuk behet! Mbase e kapin ne film edhe ate gjykatesin tim. Mi mori te gjitha sa kisha mbledhur nga ju ne gjithe keto vite karriere, bashke me dhembin e florinjte te cilin e kisha dhurate nga nje qe e futa ne burg.

Po e takova do ia them vet.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s