Njeriu me top


Njeriu me top
Njeriu me top

Per shkak te numrit ne rritje te te diplomuarve nga universitetet shqiptare, dita e diplomimit per te gjithe keta te diplomuar eshte kthyer ne nje problem te madh logjistik dhe praktik. Per kete arsye nje i sapo-diplomuar nga universiteti Kristal me doktorature ne “Tap Topi” dhe me detyre aktuale Dekan ne 3-4 universitete njeheresh, ka gjetur nje zgjidhje gjeniale per kete problem.

Ai ka ndertuar nje top te vogel i cili mund te perdoret per te hedhur diplomat drejt te diplomuarve duke kursyer kesisoj kohen e tyre edhe te stafit akademik dhe administrativ.

“Me kete top-pistolete kryejme pune per gjysem dite,” tha ai, “edhe sikur te jete mbushur stadiumi kombetar plot per plot si ne ndeshjen e kombetares me Greqine.”

Nje shpikje e tille e ben diten e diplomimit per dhjetra mijra te diplomuar shume me te kendshme duke ia shkurtuar asaj kohezgjatjen.

“Koha eshte diplome dhe diploma eshte flori” komentoi rreth shpikjes se tij i sapodiplomuari. “Kur ke humbur gjithe ate kohe te jetes per te marre ate cope diplome, cdo minute shtese te duket sa nje shekull.”

Ky eshte viti i pare akademik ne te cilin perdoret nje risi e tille teknologjike. Ka shume gjasa qe te mos jete i fundit pasi numri i te diplomuarve sa vjen e eshte gjithmone ne rritje per shkak te natyres arsimdashese dhe diplomdashese te kombit shqiptar.

Nga informacionet qe disponojme, ne versionin e ardhshem topi do te kete karikator me te madh dhe do te jete ne gjendje te funksionoj si top-automatik duke leshur 600 diploma ne minute me vetem nje te terhequr te kembezes.

Advertisements

Një mendim mbi “Njeriu me top

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s