Kokepalar mos rri po zhduku


Sapunin ta hengri lopa

u be bajge

kokepalar mos rri po duku

kokepalar!

 

ujin ta mori lumi

lum e det!

kapi lesht e kokes fort

dil ne breg!

 

Mjaft u lave me shurren tende

o qaflesh

kujto morrat qe po te hane

morre vesh?

 

ta ka bere jot’eme ate koke

te papare!

si s’te lodhi ky pisllek

kokepalar!

 

te jane ngjitur floket me lere

si litar

mos u mbyt me litarin tend

kokepalar!

 

kokpalare e bythepalare

jemi keq

te ngrihemi qe te tere

shejtan e dreq!

 

boll u bere lapidar

o i papare

nxirru dhembet e krimbura

kokepalar

 

nduki fort me dhemb e dhemballe

laji me jarge

e po s’pate dhembe fare

goditi me balle!

 

nder shekuj e kemi care trapin e historise

te palare

dhe e kemi hedhur lumin ujrave te zeza

me trap

 

Ose mos rri po duku

Ose rri e mbushu

Ose zhduku

O Kokepalar!

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s