Yjet e Universiteteve do i i vendosim ne


“Sasia e rankuar” quhet projekti me i ri i ministrise se arsimit ne lidhje me arsimin e larte, qe ka si synim ndarjen e shapit nga sheqeri, dhe te sheqerit nga pluhuri dhe rera mes universiteteve shqiptare. Me ane te ketij projekti te gjitha universitetet dhe institucionet e tjera te arsimit te larte ne vend do te rankohen njesoj si hotelet, me nga 1 deri ne 5 yje, ku numri me i larte i yjeve do me thene cilesi me te larte.

Hartimi i projekteve për kalimin e arsimit te larte nga një biznes familjar në tërheqjen e investitorëve me kapacitete të mëdha financiare eshte synimi kryesor i kesaj nisme, u tha sot në një takim me përfaqësues kryesorë të biznesit në fushën e arsimit në Kukës.

Kryeministri tha se tani janë pjekur kushtet për një arsimim dhe edukim sa më ambicioz përtej atij familjar duke pranuar se gjatë këtij mandati është evituar qëllimisht rankimi i universiteteve me qëllim shmangien e korrupsionit.
”duhet të rankojmë të gjithë institucionet arsimore që presin studente, si dhe vendosjen e një raporti të ri mes qeverisë dhe rektorateve diplomuese të vendit” tha ai. “keshtu edhe cmimet e diplomave ata mund ti vendosin sipas yjeve qe kane, jo ashtu kot, kuturu.”

“Janë ndërtuar 514 kilometra rrugë vetëm për destinacionet diplomuese, drejt brigjeve, fushave apo maleve të vendit. Janë në ndërtim edhe 14 impiante të përpunimit të diplomave, në mënyrë që diplomat shqiptare të jenë më të pastrat në të gjithë rajonin.”

U premtua gjithashtu heqja e çdo takse për investitorët që do investojnë për arsimin në zonat malore, banoret e te cilave aktualisht u duhet te bejne nje rruge te gjate e te zbresin ne qytetet fushore per te mare nje cope diplome.

Me vone do te mendohet edhe per diplominin e kafsheve.  Ne si vend kemi tradite te pasur per shkolla qensh me pese yje.

Do kete arsim te larte me 5 yje edhe per ata langot e rruges qe rrine gjithe diten pa bere asgje. Le te vene ta kafshojne nje cope diplome edhe ata.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s