Dhjam


Ky eshte nje lajm me dhjam.

Pas nje studimi te hollesishem mbi cmimin e dhjamit nder vite, akademiket shqiptare arrijne ne konkluzionin qe dhjami i qenit ka qene historikisht dhjami me cmimin me te ulet ne treg.

Me gjithe levizjet e cmimeve nder vite te ndryshme, ky lloj dhjami e ka mbajtur vendin e pare ne menyre konsistente, me disa leke me pak sesa dhjami i derrit i cili vazhdon te jete dhjami me i perhapur.

Edhe gjate periudhes se diktatures komuniste, kur te gjitha cmimet e produkteve ushqimore kane qene te kontrolluara nga shteti, me mijra njerez vajten per dhjam qeni megjithe cmimin teper te ulet te tij.

Ndersa gjate periudhes se tranzicionit megjithese te gjitha llojet e dhjamrave paten nje rritje te lehte cmimi per shkak te inflacionit, dhjami i qenit vazhdoi te qendronte ne kuotat e tij minimale historike, madje edhe ne vitin 1997 kur kerkesa per te u rrit ndjeshem nga mijra shqiptare qe humben gjithcka ne firmat e dhjamit piramidal.

Sidoqofte populli shqiptar mbetet nje nga konsumatoret me te rregullt te dhjamrave te lira edhe ne kohet e fundit, duke filluar qe nga banoret e varfer te fshatit Gerdec, e deri tek ata qe e hengren ne 21 Janar, apo ata qe vajten deri ne Siri per dhjam qeni.

E megjithate qener te dhjamur rralle here te ze syri, pervec ndonje qeni qe e mban per qejf ndonje politikan ose bos droge. Te ze syri gjithashtu plot njerez te dhjamur, derra ose dosa, ndersa lopet i shef kocke e lekure duke u zhgryer ne plehra.

Dhjamra te tjera qe kuotohen ulet ne bursen shqiptare te dhjamit jane dhjam maceje, macoku, miu, ose dhjam njeriu te varfer e te padhjamosur.

Ndersa dhjami me i shtrenjte ka qene ne te gjitha koherat edhe mbetet dhjami i pleshtit.

Advertisements

2 mendime mbi “Dhjam

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s