Na vjen shume, shume keq qe s’na mjaftuan parate per rryshfet, deklarojne te gjithe ata qe vuajne denime te ndryshme ne burgjet shqiptare


TIRANE – Ne nje deklarate te perbashket per mediat sot, te burgosurit e burgjeve shqiptare shprehen keqardhjen e thelle ndaj shoqerise per gabimin e vogel qe i coi ne gjykim dhe per gabimin e madh te mos dhenies se rryshfetit per ti shpetuar denimit me burg.

“Ne jemi ketu dhe jo aty me ju, per nje dhe vetem nje arsye te vetme” – thuhej ne deklarate. “Nuk i dhame punonjesve te sistemit te drejtesise rryshfetin e duhur per te na lene te lire si ju.”

“Tani qe jemi ketu pas hekurave kemi boll kohe per te menduar e per ti rene kokes me grushta per kete gabim te rende. Tani duhet te shtrydhim xhepat per tu dhene ndonje lek rojeve per ndonje cigare. Kush ka shume lek edhe mund te perfitoje ndonje jave leje por prape ketu do vije e do ndihet akoma me keq pasi ka pare cfare ka humbur prej mos dhenies se rryshfetit ndaj sistemit gjyqesor.”

“Burgu per burrat eshte, thoshin dikur, burgu esht per ata qe skane lek, thone sot.”

“Ketu jo vetem ushqimi qe nuk haet dot, por shume nga ne kane filluar te bien ne mendime te thella e te flasin me vete si te shkare duke thene numra qe jane shumat qe duheshin paguar. Nje milion lek, 5 mije euro, 2 milion lek, 10 milion, e keshtu me rradhe… Keshtu po numerojme te gjithe nga mengjesi deri ne darke, duke numeruar edhe ditet qe na kane ngelur akoma ketu brenda”

“Mbase na japin ndonje amnisti, te pakten te gezojme shtepite e sapo legalizuara, ose te bejme ndonje dite plazh. Nuk shtyhet me keshtu! Kjo eshte torture e shkuar tortures!”

“E prap se prap, me mire te hash burg ketu sesa ne Greqi” perfundon deklarata e firmosur nga te gjithe te burgosurit unanimisht.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s