Shkencetaret zbulojne qe Zoti evoloi nga Majmuni


Planeti Toke – Ngaqe ka ngelur shume pak dyshim mbi origjinen e njeriut, stregjysherit e te cilit ishin majmune, shkencetaret tani jane afer zgjidhjes se nje misteri akoma me te madh, origjines se Zotit.

Ajo qe kane gjetur nuk duhet tju cudise. Paraardhesi i Zotit te plotfuqishem ishte nje Majmun i plotfuqishem, i cili eventualisht filloi te ece mbi dy kembe e me pas u largua lart ne qiell ku eshte edhe sot e kesaj dite.

Zoti

 

“Evolucioni i Zotit erdhi gradualisht, ” thote njeri nga drejtuesit e studimit. “por disa tipare te Majmunit nga i cili rrodhi mbeten dhe u forcuan tek Zoti, duke perfshire ketu plotfuqishmerine, merine ndaj njerezve, dhe deshiren per te marre vesh cdo gje mbi jeten e tyre private.”

“Dale nga dale Zoti filloi te kishte me pak lesh ne trup dhe u be pa bisht. Ndersa ne karakter Zoti mbeti Majmun duke i gjykuar njerezit mjaft ashper mbi cdo gabim sado te vogel qe vjen si konsekuence e natyres se tyre njerezore.”

Ishte pra ky Zot i evoluar qe e krijoi boten dhe pastaj i ftoi njerezit qe ti luten Atij ne menyre qe te mos ua prishe ose permbyt sikurse beri ne kohen e Noes.

Ky Zot vazhdon edhe sot te degjoje lutjet e njerezve mbi plotesimin e objektivave te ceketa te jetes se tyre, te cilat Ai sidoqofte nuk ka ndermend tia plotesoje njeriu ndonjehere.

E pse ta beje kete?

A nuk jane njerezit asgje tjeter vecse pasardhes te nje majmuni shume me te vogel e me inferior sesa majmuni nga i cili erdhi Ai?

Sa e sa here eshte bere gati ti ktheje qe te gjithe perseri ne majmune, sikurse e meritojne te gjithe keta majmune te vegjel lakuriq dhe pa bisht.

Tani disa nga keta pinxho majmune paskan mare vesh edhe te verteten e origjines se Tij.

Si ata femijet kur mesojne qe jo vetem femijet e tjere nuk i sjell zogu pushverdhe, por edhe prinderit e tyre, gjysherit, stergjysherit e keshtu me rradhe kane ardhur nga nje majmun me pleshta qe zbriti nga pema dhe u fut ne shpelle.

Ka ardhur koha per te bere nje miting te madh me te gjithe keta dy-kembesha ne ferr.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s