Rama jep doreheqjen


nje peme nga pylli demokracise
nje peme nga pylli demokracise

Vetem nje dite dhe pak ore para skadimit te ultimatumit te opozites per doreheqjen e qeverise, kryeministri Rama ka bere ate qe pritej nga te gjithe, duke dhene doreheqjen e parevokueshme nga te gjitha funksionet ekzekutive si edhe ato partiake. Kjo e fundit nuk ishte pjese e ultimatumit por u nenkuptua.

Ne nje dalje per mediat tanime ish-kryeministri Rama e uroi Bashen per opoziten e fuqishme qe beri keto muajt e fundit dhe shprehu besimin se vizioni dhe karizma e kryetarit te ri te opozites do ta coje Shqiperine ne drejtimin e duhur integrues pa asnje vonese.

Rama gjithashtu u shpreh i bindur qe Basha dhe ekipi i tij do ti perfundoje me sukses reformat e saponisura ne Arsim, duke shprehur besimin qe cilido do te jete ministri i ardhshem i Ministrise se Arsimit Sportit dhe Shahut (MASSH) do te ri-mbledhe pa vonese komisionet e eksperteve per reformmin e sistemeve para dhe prapa universitar.

Ai gjithashtu u shpreh se qeveria e ardhshme do te jete e afte per te bere zap situaten e trafikut te droges ne vend, e cila u be edhe shkaku i kerkeses dhe me pas plotesimit te kerkeses per doreheqjen e qeverise disamujore Rama.

Ndersa ne fushen e drejtesise ish kryeministri Rama u shpreh i bindur qe qeverria e re Basha do te kete bashkepunimin maksimal nga Presidenti dhe te gjitha institucionet e tjera te pavarura per te vene nen kontroll problemet qe sistemi i drejtesise. Rama gjithashtu shtoi qe i permbahet bindjes se tij qe korrupsioni eshte faji i sistemit dhe jo njerezve, ndaj vazhdimi i perpjekjeve te filluara nga ai per te reformuar sistemin do te sjelle edhe permiresimin e njerezve qe angazhohen ne ate sistem.

Persa i perket fushes se shendetsise Rama uroi qeverrine Basha qe te kete sa me pak vdekje aksidentale neper spitale private dhe shteterore. “Tani qe gripin e derrit e kaluam pa shume deme mbetet vetem rreziku i gripit te kafsheve te tjera qe sidoqofte nuk jane aq te keqija sa derri.” that Rama perpara gazetareve te mbledhur aty.

Pas nje pauze te shkurter e duke hedhur nje shikim te menduar Rama vazhdoi, “per sa i perket punesimit, i uroj Bashes pune te mbare qe tu gjeje pune pa vonese te gjithe anetareve te Shoqates se Sapo Pushuarve nga Puna (ShSPP), si edhe cdo anetari te Shoqates se te Papuneve me Mik te Forte (ShPPMF).”

Pas dhenies kesisoj te doreheqjes, ish kryeministri Rama u ka dhene doren te gjithe te pranishmeve dhe eshte larguar menjehere. Nderkohe Meta, sipas burimeve te pakonfirmuara, eshte pare duke mbajtur shenime ne nje bllok te kuq perpara se te rregjistroje nje video qe do te postohet ne rrjetin social youtube per informimin e opinionit publik ne lidhje me qendrimin e tij te metejshem.

Basha deri tani pritet te dale ne media por nuk ka bere asnje prononcim. Ndersa ne nje postim ne rrjetin social Fejsbuk ish kryeministri Berisha tha qe Qeverria e ardhshme ne nje nga vendimet e para te saj do ta emertoje pyllin e Divjakes i cili njihet ne opinion edhe prej filmit “Pylli i Lirise”, me titullin e larte “Pylli i Demokracise.”

“Nga pylli del demokracia” e perfundoi postimin Berisha duke postuar edhe nje foto te nje dege peme ngjason me nje dore te drunjte ose thjesht nje hu qe mban dy gishtat lart.

“Rilindja Vazhdon.”

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s