Studentet Shqiptare ngelen ne klase, pike me te ulta ne teste te ndryshme sesa studentet e vendeve te tjera, disa kafshe.


studentet
studentet

Teste te ndryshme logjike, psikologjike dhe verbale kane treguar qe studentet Shqiptare jane te fundit ne bote ne krahasim me studentet e tjere te te njejtes grup moshe, e madje kane pike me te ulta edhe sesa disa kafshe te caktuara, si pershembull delfinat, elefantet dhe majmunet.

Gjate testit te permanences se objektit, u pa qe shume nga keta studente nuk e kuptojne qe objektet vazhdojne te ekzistojne, edhe pasi ato nuk mund te shihen ose degjohen. Nje test te tille nuk e kalojne dot edhe shumica e kafsheve, pervec nje numri shume te vogel kafshesh inteligjente, midis te cilave rreshtohen elefantet, gorillat dhe delfinat.

Studentet shqiptare kane gjithashtu pike shume te uleta ne testimet e kryera ne lëndën e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, fizikë, matematikë, kimi, biologji, letërsi apo gjuhë.

Keto fakte alarmante e kane zgjuar nga gjumi Ministrine e Arsimit dhe Shkences (MASH) e cila ka ngritur nje grup pune te perbere nga akademike, politikane, veterinere dhe pedagog universitetesh, te cilet pasi jane testuar ne lendet e lartpermendura i jane perveshur punes.

Dicka duhet bere sa me shpejt, perpara se studentet shqiptare te ngelen mbrapa edhe kafsheve te tjera, si derrit, kalit, gomarit, dhe peshkut te lumit – kafshe keto qe akoma kane pike me te ulta ne testimet e lartpermendura.

“Se pastaj na mori lumi” tha kryeministri ne nje postim te shkurter ne tueiter.

Advertisements

Një mendim mbi “Studentet Shqiptare ngelen ne klase, pike me te ulta ne teste te ndryshme sesa studentet e vendeve te tjera, disa kafshe.

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s