Gezuar Kurban Nishanin


Nishan Poeti
(president) Barjam Nishani

Të dashur, të nderuar dhe të respektuar, te rruar e te parruar, besimtarë myslimanë shqiptarë kudo ku ndodheni, ne xhami, rruge, bulevard, rrugice, trotuar, dyqan mishi hallall, Siri, Shijak, Elbasan apo Tiran.

Gëzuar Kurban Bajramin!
Gëzuar këtë ditë të lumtur!
Gëzuar këtë festë të madhërishme që na afron me njëri-tjetrin kur fëmijëve u jepen dhurata, ushqimi ndahet me fqinjin dhe fukarain, i ngopuri kujton të uriturin, i urituri kujton te ngopurin, pasunari fukarain, fukarai pasunarin, i shëndetshmi të sëmurin, i semuri te shendetshmin, i suksesshmi hallexhiun, hallexhiu hallet, dhe të gjithë së bashku kujtojmë Zotin, Perëndinë ose Allahun.
Këtë Kurban Bajram e festojmë fill pas vizitës historike të kreut të botës së besimit tjetër, besimit katolik, gjatë së cilës Ati i Shenjtë dhe bota mbarë vunë theksin mbi një nga vlerat tona kombëtare më të çmuara, tolerancën fetare, respektin reciprok për besimin e tjetrit, paqen e deritanishme mes njerëzve me besim të ndryshëm, sidomos kur njeri prej ketyre besimeve eshte ai mysliman.

 

Që secili  të mbrothësohet, që vendi të begatohet, që  bagëtitë të  mbarë shtohen, që paqja të mos rrezikohet, ta festojmë edhe këtë Kurban Bajram si e kemi festuar gjithmonë, duke lënë mënjanë mëritë, duke iu larguar sherreve dhe guverreve, duke u afruar, duke u ferkuar, duke u krruar, duke u respektuar, duke u vëllazëruar, duke u ndihmuar.

 

Gëzuar personalisht, profesionalisht dhe institucionalisht si zakonisht prej meje në këtë ditë të Jashtëzakonshme!
Gëzuar t’i themi gjithashtu njëri-tjetrit dhe anasjelltas në këtë ditë feste për të gjithë!

 

Gëzuar Kurban Bujarin!

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s