Të dashur Sërb!


Faleminderit!

Na bëtë të harrojmë shumë gjëra të rëndesishme e të kujtojmë shumë gjëra të parëndësishme.

Na hapët sytë, mendjen dhe shpirtin.

Na bëtë të festojmë si për armët kimike të Sirisë.

Ta hamë tortën si për 100-vjetorin e pavarësisë.

Të harrojmë pisllëkun, halenë dhe mutin që na rrethon.

Ti harrojmë të gjithë ata që na e kanë plehëruar mirë vendin tonë, që nga Saliu e deri tek Gjin Gjoni.

Të harrojmë 21 Janarin, Gerdecin, rrugën e kombit, vjedhjen e bankës, videoskandalet, tryezën e drejtësisë, universitetet, spitalet, ndërtimet pa leje, çdo gjë që ndodh brenda e rreth kësaj haleje!

Të harrojmë dajakun që kërcet ne stadiumet tona.

Na bëtë të harrojmë ku e kemi parkuar mendjen.

Të harrojmë ku na ka fluturuar shpirti.

Të harrojmë ku na ka ngecur bytha.

Të harrojmë që ju kemi fqinj!

Që gomari nuk fluturon!

Që shqiptari harron!

ia merr mendjen një dron!

 

Harrova dhe se çfarë na bëtë të kujtonim.

Kisha dhe diçka tjetër për të thënë,

por e harrova edhe atë.

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s