Perhapet gripi i njeriut tek popullata e derrave


Gripi i njeriut, kjo semundje e gjitheperhapur ne bote, po perhapet me shpejtesi tek derrat, sikurse raportohet nga nje numer ne rritje stallieresh derrash si edhe zyrtare te ministrise se shendetsise qe kane zbritur ne terren per te analizuar situaten.

“Nuk ka aresye per panik” tha me mediat ministri i shendetsise Ilir Beqja, “kemi dhene udhezime qe derrat me shenja gripi te therren menjehere e te behen sallam.”

Nderkohe organet e ministrise i bejne thirrje te gjitheve qe rrine larg derrave kur ata teshtijne ose kolliten duke ngrene neper plehra. “Po pe nje derr te kazani llozhrave, mos iu afro, por hidhe qesken si per tre pikesh ne basketboll, dhe mbathja me vrap” u tha zedhenesi i ministrise menjehere pas deklarates se ministrit disa njerezve te mbledhur aty.

Sipas informacioneve, nje nga aresyet e kesaj epidemie tek derrat dhe kafshe te tjera eshte mungesa e veterinereve, te cilet e kane braktisur profesionin e tyre ne mase, per tu bere doktora, politikane, biznesmen dhe pedagoge universitetesh.

Nderkohe gripi i njeriut pritet te preke edhe kafshe te tjera, si kuajt, gomeret, lopet, qente, delet dhe pulat. Nuk dihet akoma me saktesi cili ishte njeriu i pare qe u ngjiti gripin derrave, po dyshimet rendojne mbi shume njerez te etiketuar si derra.

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s