Pas megaskandalit te vjedhjes se bankes se shtetit shqiptar, ku mbi 50% e kupoles drejtuese te bankes perfunduan ne qeli, ata qe deri tani rrinin ne hijen e kesaj kupole dolen ne drite.
Njeri prej ketyre, nje njeri modest qe ka rreth 3 vjet qe punon ne banke ne nje pune te rendomte zyre, e gjen veten papritur ne pozite drejtuese te sektorit te tij.
“Vetem une dhe gruaja e presidentit ngelem ketu” tha ai per mediat, “keshtu qe kjo pune me ngeli mua ta drejtoj tani.”
Nepunesi i bankes, me kerkesen e te cilit nuk po ia permendim emrin, na tha ne konfidence qe nuk e kish pare as ne enderr qe ndonje dite do te behej drejtor. Por ja qe ndodhi! Ashtu si ndodhi! Ndodhi!
“Nuk eshte se kam bere ndonje gje te madhe per ta merituar kete post” na tha me modesti, “por ja qe nuk ka ngelur me asnje tjeter per ta bere kete pune.”
“E kujt ia merrte mendja qe une me nje diplome te blere tek Kristali do arrija deri ketu,” na tha duke tundur koken, “e megjithate jam i ndergjegjshem qe nuk kam bere ndonje gje te madhe per ta merituar kete post, po keshtu erdhen punet…”
Duke e pergezuar per modestine qe tregoi ne komunikimin me ne, i uruam suksese dhe pune te mbare ne detyren e rendesishme qe mban tani. Dhe qoftelarg larg hekurave, se pastaj nuk do ngelet me njeri qe ta beje punen.
“E di edhe vete,” tha ai, “jam modest, dhe krenar qe jam kaq modest!”