Qe kur u hap Bunkarti, Saliu sillet verdalle me nje dosje nen sqetull


Hapja e bunkerit anti atomik te komunizmit ka ngjallur nje interesim te madh tek dosjet, sidomos tek ato dosje qe nuk u dogjen se bashku me kutite e votimeve te vitit 2009.

Te gjithe e kane nga nje dosje, ca e kane te trashe e ca te holle, ca te paster e ca me njolle, ca te thate e ca te njome.

Ne pritje te dosjeve qe do hapen po verehet nje sjellje e cuditshme e njerezve dosjet e te cileve ngjallin interes te madh.

Saliu, per shembull, ka disa dite qe del ne publik me nje dosje nen sqetull. Ai nuk ia ndan dosjes syte ne asnje moment, madje sipas deshmitareve okulare, e mban dosjen e tij te shtrenguar fort nen sqetull edhe kur shkon ne hale.

Komentuesit e shumte thone qe dosja qe mban Saliu nen sqetull eshte e ashtuquajtura “mamaja e te gjithe dosjeve” ose dosja qe ka pjelle shume dosje te tjera qe sot i mbajne nen sqetull njerez me pak te rendesishem si per shembull presidenti Nishani ose ndonje tjeter mbushes pa vlere me dosje dobice.

Hapja e dosjeve sipas kryeministrit Rama do e mbylle njehere e mire dosjen e debatit mbi hapjen e dosjeve, debat i cili ka 20 vite qe vlon dhe prodhon dosje te reja te cilat duhen hapur gjithashtu.

Si nje adherent i hershem i hapjes se gjerave, qofte dosje qofte kuti, Rama duket se do te jete njeriu i duhur per te hapur ate qe ka ngelur pa u hapur permbajtjen e te cilave e kemi lexuar te gjithe edhe pa i hapur fare, thjesht duke nuhatur njerezit qe i mbajne ato nen sqetull.

Por, dosja e Saliut nuk mund te hapet tani, sepse per shkak te sigurise kombetare do te hapen vetem ato dosje te njerezve qe kane vdekur tanime.

Derisa Saliu i ka kaluar te 70-tat, edhe dita e hapjes se dosjes se tij nuk duhet te jete larg.

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s