Kandidat Duka

Ikja e Blatter, Platini & co i hap rrugen prurjeve te reja, Armando Duka drejt majes se futbollit boteror


“Nje bie mijra ngrihen” keshtu e ka perkufizuar termetin ne administraten e futbollit boteror kryeadministratori i futbollit shqiptar, Armando Duka. Pas pezullimit te Blatter, Platini dhe Valcke, FIFA dhe UEFA tanime te ngelur pa koke, kerkojne koke te reja. “E pse jo … Vazhdoni leximin Ikja e Blatter, Platini & co i hap rrugen prurjeve te reja, Armando Duka drejt majes se futbollit boteror

Greket Festojne Daljen nga Kriza me nje MEGA Beach Party


Me mbylljen e negociatave dhe perfitimin e nje pakete te re financiare prej 200 miliard Evro, qeverria greke i ka kthyer syte nga popullata e lodhur nga negociatat e sterzgjatura te borxhit. Per te lehtesuar stresin e jashtezakonshem qe keto negociata kane shkaktuar tek popullata greke, kryeministri Cipras i ka ftuar te gjithe greket ne nje Mega-Beach party diku ne periferi te Athines. Ne kete party ku jane te ftuar edhe yjet e muzikes boterore si Lady Gaga, Madona, Kim Kardashian e shume te tjere, Cipras ka ftuar edhe homologet e tij gjermane, franceze, e shqiptare per te kaluar disa caste … Vazhdoni leximin Greket Festojne Daljen nga Kriza me nje MEGA Beach Party

Fete, asetet me te cmuara, pas kromit, bakrit dhe droges


Tirane – Duke ngritur lart vlerat e bashkejeteses fetare midis 4 feve kryesore te vendit, kryeministri Rama tha sot qe institucionet fetare te vendit tone jane assetet me te cmuara qe kemi. Pas nje pauze te shkurter Rama shtoi “, pas kromit, bakrit, droges, mbetjeve kimike, dhe disa aseteve pak me shume me vlere sesa feja.” “E megjithate, ” vazhdoi Rama, “feja e shqiptarit eshte harmonia.” Pastaj shtoi, “pervec rastet kur harmonia prishet per zbatimit te kanunit te Leke Dukagjinit, te vetmit ligj qe eshte zbatuar ne vendin tone per 600 vite rresht. Sikur te kishte futur Leka ne kanun … Vazhdoni leximin Fete, asetet me te cmuara, pas kromit, bakrit dhe droges

Fakulteti Gjeologji Miniera shperngulet ne nje bunker ne periferi te Tiranes


Me gjithe protestat e shumta te stafit pedagogjik dhe studenteve, fakulteti Gjeologji miniera me sa duket po shperngulet nga qendra e Tiranes drejt nje bunkeri te nendheshem ne periferi te kryeqytetit me vendim te keshillit te ministrave, i cili ka vendosur qe godinen e bukur te ketij fakulteti tia jape ministrise se Drejtesise. Kjo eshte nje goditje e rende per kete fakultet, pas arrestimit ne flagrance te shefit te departamentit Enver Qoku per korrupsion te nendheshem aktiv duke marrë shuma parash nga një student i Universitetit Bujqësor Kamzë, duke i premtuar atij ndërhyrjen tek disa pedagogë të këtij universiteti për ta … Vazhdoni leximin Fakulteti Gjeologji Miniera shperngulet ne nje bunker ne periferi te Tiranes

Qe kur u hap Bunkarti, Saliu sillet verdalle me nje dosje nen sqetull


Hapja e bunkerit anti atomik te komunizmit ka ngjallur nje interesim te madh tek dosjet, sidomos tek ato dosje qe nuk u dogjen se bashku me kutite e votimeve te vitit 2009. Te gjithe e kane nga nje dosje, ca e kane te trashe e ca te holle, ca te paster e ca me njolle, ca te thate e ca te njome. Ne pritje te dosjeve qe do hapen po verehet nje sjellje e cuditshme e njerezve dosjet e te cileve ngjallin interes te madh. Saliu, per shembull, ka disa dite qe del ne publik me nje dosje nen sqetull. … Vazhdoni leximin Qe kur u hap Bunkarti, Saliu sillet verdalle me nje dosje nen sqetull

Shqiptari Modest ia atribon ngritjen ne pergjegjsi arrestimit te eproreve per korrupsion


Pas megaskandalit te vjedhjes se bankes se shtetit shqiptar, ku mbi 50% e kupoles drejtuese te bankes perfunduan ne qeli, ata qe deri tani rrinin ne hijen e kesaj kupole dolen ne drite. Njeri prej ketyre, nje njeri modest qe ka rreth 3 vjet qe punon ne banke ne nje pune te rendomte zyre, e gjen veten papritur ne pozite drejtuese te sektorit te tij. “Vetem une dhe gruaja e presidentit ngelem ketu” tha ai per mediat, “keshtu qe kjo pune me ngeli mua ta drejtoj tani.” Nepunesi i bankes, me kerkesen e te cilit nuk po ia permendim emrin, … Vazhdoni leximin Shqiptari Modest ia atribon ngritjen ne pergjegjsi arrestimit te eproreve per korrupsion

Nishani cakton gruan e tij si guvernatore te bankes


Presidenti Nishani me ne fund i ka dhene fund spekullimit se kush do te jete guvernatori i ri  i Bankes se Shqiperise, pas arrestimit e me pas doreheqejes se Adrian Fullanit. “U konsultova per kete ceshtje edhe dje ne darke me gruan dhe ka ardhur koha qe ne krye te ketij institucioni te vendoset nje grua” tha Nishani ne nje konference te posacme per shtyp, “gruaja ime.” Pastaj Nishani shtoi qe “ne gjithe keto vite qe njihemi, gruaja ka qene gjithmone ajo qe ka manaxhuar financat e shtepise, ndaj ajo eshte akoma me e afte sesa une per kete pune!” … Vazhdoni leximin Nishani cakton gruan e tij si guvernatore te bankes

Arrestohet Saliu per vjedhje te energjise elektrike


Ish-kryeministri Sali Berisha u arrestua sot ne flagrance nga njesia task-force kunder vjedhjes se energjise elektrike ne kryeqytet, sikurse raportojne mediat kryeqytetase. Saliu eshte nje person problematik ne shume drejtime, qe ka qene prane arrestimit edhe me pare per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor,  parkim te gabuar, hedhje te plehrave nga ballkoni, pirje duhani aty ku ndalohet duhani, shkaktim te ndotjes akustike, peshkim me dinamit, vjedhje te kapakeve te pucetave, kryerje te nevojave personale ne ambiente publike, armeshkrepje pa leje, dhe tentative per dalje nga supermarketi me sende te papaguara. Me sa duket, kjo ishte pika e fundit me … Vazhdoni leximin Arrestohet Saliu per vjedhje te energjise elektrike

Perhapet gripi i njeriut tek popullata e derrave


Gripi i njeriut, kjo semundje e gjitheperhapur ne bote, po perhapet me shpejtesi tek derrat, sikurse raportohet nga nje numer ne rritje stallieresh derrash si edhe zyrtare te ministrise se shendetsise qe kane zbritur ne terren per te analizuar situaten. “Nuk ka aresye per panik” tha me mediat ministri i shendetsise Ilir Beqja, “kemi dhene udhezime qe derrat me shenja gripi te therren menjehere e te behen sallam.” Nderkohe organet e ministrise i bejne thirrje te gjitheve qe rrine larg derrave kur ata teshtijne ose kolliten duke ngrene neper plehra. “Po pe nje derr te kazani llozhrave, mos iu afro, por … Vazhdoni leximin Perhapet gripi i njeriut tek popullata e derrave