Skenderbeu


“Nuk isha unë që ju solla lirinë. E gjeta mu këtu.”  Ky plakushi muskuloz ketu me lart duke ndare njerez ne dysh me shpaten e tij te madhe eshte Skenderbeu. Per ata qe nuk e dine akoma, Skenderbeu eshte heroi kombetar i kombit tone. Duhet te jesh komplet trung rrapi me doktorature nga UET ose UFO ose ndonje “U”niversitet tjeter Shqiptar qe mos te dish kaq gje. Te ishte Skenderbeu gjalle sot do te ta priste koken si bostan e do ua jepte kalamaqve per te lozur futboll, sepse nje koke bosh nuk hyn ne pune per asgje tjeter. Sidoqofte … Vazhdoni leximin Skenderbeu

Tani q


Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka vlerësuar miratimin në parlament të vendimit për rritjen e rryshfetit të prokurorëve dhe të punonjësve të sistemit të drejtësisë. Në një deklaratë për shtyp, Llalla e ka cilësuar rritjen e rryshfetit së prokurorëve dhe gjykatëseve si një akt të rëndësishëm që do të ndikojë jo vetëm në cilësinë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, por që do të ndikojë në luftën ndaj krimit të organizuar i cili do te jetë i detyruar të paguajë rryshfete më të larta që këtej e tutje. Në njoftimin për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme, thuhet se Adriatik Llalla … Vazhdoni leximin Tani q

Zbukurohet kryeqyteti p


Në simfoni të plotë me traditën popullore dhe me simbolikat e shumta që mbart kjo tradite, kryeqyteti i shqiptarëve si dhe godinat dhe objektet kryesore te shtetit, po zbukorohen në mënyre domethënëse me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit Shqiptar. Me kete rast, dy brire gjigand dashi janë vendosur në hyrje të bashkisë së Tiranës. Pas 1 vit e 100 ditë në krye të ketij institucioni, kryebashkiaku Basha vendosi ti vendosë godinës së bashkisë simbolin më domethënës suksesit te tij, brirët. Një tjetër simbol që nuk ka kaluar pa u vënë re, është patkoi i kalit. Shumë shpesh e kemi pare patkoin te përdoret … Vazhdoni leximin Zbukurohet kryeqyteti p

Universiteti Privat ul cmimet me rastin e 100 vjetorit te themelimit te shtetit shqiptar dhe 1 vjetorit te themelimit te tij


TIRANE — 100 vjetori i pavaresise po sjell oferta nga me te ndryshme per shqiptaret, duke u shtuar lirine individuale dhe mundesite qe i paraqiten gjithsejcilit. Bujarise se shtetit po i shtohet edhe bujaria e universiteteve private. Pas amnistise se pergjithshme e cila pritet te liroje nga burgjet nje numer te madh shqiptaresh te denuar, te pakten nje universitet privat po u ofron ketyre ish te burgosurve nje ulje cmimi per te kryer studime universitare. Me sloganin “nga Burgu ne Universitet”, universiteti Luarasi ka paguar gardianet e burgut qe te shperndajne ne cdo qeli ku akoma banojne njerez qe do … Vazhdoni leximin Universiteti Privat ul cmimet me rastin e 100 vjetorit te themelimit te shtetit shqiptar dhe 1 vjetorit te themelimit te tij

Zbulohet rrota e qerres që solli Ismail Qemalin në Vlorë.


VLORË — Si një lajm që do ti bashkojë të gjithë shqiptarët kudo ku janë, në një festim jubilar, u raportua që sot fshatari Gani Sqepari nga Panajaja e Vlorës, zbuloi pjesë nga qerreja që ngeci në baltë duke sjellë Ismail Qemalin në Vlorë në vitin 1912. Nga këto pjesë bie në sy rrota e qerres, e cila duket akoma në gjendje të mirë pune, megjithëse u thye gjatë përdorimit te saj si rrotë, 100 vjet më parë, duke u rrotulluar për të sjellë Ismail Qemalin në Vlorë. “Kjo rrotë, e cila filloi të rrokullisë rrotën e historisë sonë si … Vazhdoni leximin Zbulohet rrota e qerres që solli Ismail Qemalin në Vlorë.

100-vjeçar, bujar dhe pak i shkarë


Ky 100-vjetor i shtetit pritet me padurim të paparë nga mëkatarë, hyzmeqarë, kriminelë, dembelë, pijanecë, kalecë, komunistë, antikomunistë, fashistë, liberalë, të përdalë, të krishterë, myslimanë, të pafetë, analfabetë, ateistë, budistë, sadistë, mazohistë, kokëpalarë, dritëpaparë, të pangrënë dhe të panxënë, ata që shpresat i kanë lënë, që kanë gabuar, kanë menduar, kanë vepruar si në tokën e premtuar. Me vendim të shtetit që feston ditëlindjen e tij, do falen të gjithë ata që janë qëlluar, keqtrajtuar, që janë mohuar, diskredituar nga “të pastrat duar”. U falen të gjitha atyre që u kanë marrë fjalën, u kanë lënë pa shkollë djalën, u … Vazhdoni leximin 100-vjeçar, bujar dhe pak i shkarë

Jam gati te jap jeten per kete, ose çdo lloj atdheu tjeter


KUKES — Djaloshi ambicioz nga Kukesi, Tuç Rrapi, u deklaroi sot miqve dhe shokeve ate qe e kish munduar gjithe kete kohe, qe nuk do te vdese pa lene gjurme. Pikerisht per kete i ka harxhuar te gjitha kursimet e deritanishme per te futur nje mik i cili i garanton se do ta dergojne ushtar ne Afganistan. “Nuk ka gje me te bukur sesa te japesh jeten per ndonje lloj atdheu, kudo qofte ky atdhe” – tha Tuçi duke shtuar, “Po me vajti rryshfeti dem dhe ngela prap ketu, do vras veten prap se prap.” Vazhdoni leximin Jam gati te jap jeten per kete, ose çdo lloj atdheu tjeter

Islami dhe Shkenca Shqiptare


TIRANE- Kreu i Bashkësisë Qeveritare Shqiptare, Sali Berisha, duke folur në Konferencën Shkencore të Bashkësisë Islame të Shqipërisë, ka deklaruar se udhëheqësit shpirtërore të kombit së bashku me udhëheqësit shkencorë të tij e meritojnë vendin e tyre të pamerituar në histori. “Roli dhe kontributi i udhëheqësve shpirtëror dhe shkencor të kombit, të besimit mysliman, ortodoks, katolik dhe shkencor në kete 100-vjetor te pavarësisë së Shqipërisë është injoruar dhe është harruar dhe kjo është shumë e vërtetë. Për diktatorin në Shqipëri armik më te egër se besimet tek zoti, shkenca dhe filmat dekadente fantastiko-shkencore nuk kishte. Ndaj dhe ai ndërmorri ndaj … Vazhdoni leximin Islami dhe Shkenca Shqiptare

Gjuhetaret Shqiptare i shtojne germen “W”, alfabeti shqiptar tani me 37 germa.


TIRANE — Pasi kaluan me shume se 100 vjet nga krijimi i alfabetit shqiptar duke ecur ne gjurmet e Mjedes, Cajupit dhe Cerciz Topullit, gjuhetaret e sotem te gjuhes shqipe si Jorgo Bulo, Fatos Tarifa, e te tjere iu perveshen punes per ta ribere edhe njehere kete alfabet ne pershtatje me kohet moderne, duke na sjelle pas afer 10 vjet pune intensive germen “W”. Germa “W” e shqiptuar “VolksVagen” do te vendoset fiks pas germes “ZH” ne alfabetin e ri shqiptar te propozuar nga gjuhetaret e akademise se shkencave te Shqiperise. Kjo germe qe deri me sot i ka munguar … Vazhdoni leximin Gjuhetaret Shqiptare i shtojne germen “W”, alfabeti shqiptar tani me 37 germa.