Horoskopi Nentor


>>>Horoskopi i Kaluar

Horoskopi i Nentorit: Nga Maqo Turshia, Xhenerik ne Pension.
Parashikimi i fatit per te gjithe juve rrota qepe per Javen e pare te muajit Nentor 2009, si dhe per javet e tjera

 

Dashi Mars 21 – Prill 19

Yjet kerkojne nga ty qe te fillosh te mendosh ne menyre racionale mbi jeten tende, prandaj mos e harxho me kohen me supersticiozitete.

Demi  Prill 20 – Maj 20

Nuk ka asgje te re per ty. Eshte identikisht i njejti parashikim si dhe muajin e meparshem.


Binjaket Maj 21 – Qershor 21

Yjet parashikojne qe do te grisesh pantallonat ne nje incident shume qesharak per te tjeret, por jo te tille per ty.



Gaforrja Qershor 22 – Korrik 22


Zoti vendosi te ti realizoje te gjitha deshirat kete jave, madje edhe ato te shprehura vetem ne endrrat e tua me te guximshme. Pastaj nderroi mendje.

Luani Korrik 23 – Gusht 22

Per fatin tend te mire, fraktura e kokes,  brinjet e thyera dhe shpatulla e zhvendosur nuk do te te dhembin fare, sepse do te shkaktohen vetem nga pakujdesia e punonjesve te kompanise se funeraleve gjate transportit te arkivolit.


Virgjeresha Gusht 23 – Shtator 22

Pergjigja e misterit te jetes do te shfaqet kete jave, sa mire do te ishte sikur te te thoshte dikush pyetjen.


Peshorja Shtator 23 – Tetor 23

Te te bien dhembet ne enderr eshte shenje e keqe qe do te thote nuk do te te ece fare kete jave ne jeten tende romantike. Ndersa, te te bien kur nje zgjuar, do te thote dicka shume shume here me te keqe…



Akrepi Tetor 24 – Nentor 21

Kush eshte i burgosuri i vertete? Burri i mbyllur ne qeli, apo burri i lire po i pa-afte per te kontrolluar fatin e tij? Se shpejti do te te jepet mundesia qe ta mendosh kete pyetje per 20 vjet rresht.

.


Shigjetari Nentor 22 – Dhjetor 21

Fati jot eshte vendosur tanime. Zbulimi i tij do te sjelle vetem disa perpelitje te deshperuara qe do ta zgjasin agonine tende pertej afatit te paracaktuar. Prandaj yjet kane vendosur te te meshirojne duke te mos thene asgje.



Bricjapi Dhjetor 22 – Janar 19

Pas vitesh heshtje nga ana jote, kete jave do te tregosh me ne fund sekretin qe e ke ruajtur me aq fanatizem per kaq shume kohe, por qe per te cilin nuk e rruan me asnjeri.



Ujori Janar 20 – Shkurt 18

Do te hapesh emailin sot, dhe nuk do te gjesh asnje mesazh pervec emaileve spam nga robotet e internetit qe nuk rreshtin se reklamuari kura te ndryshme qe nga zgjebja e deri tek impotenca. Hera e fundit qe e kontrollove ishte para nje muaji.

Peshqit Shkurt 19 – Mars 20

Hidhu!

 

Javascript required

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s