Horoskopi i Rrotes se Qepes


>> Edicioni i Meparshem

 

Horoskopi: Nga Maqo Turshia, Mekanik ne Pension.
Parashikimi i fatit per te gjithe juve rrota qepe

Dashi Mars 21 – Prill 19

Mos u shqeteso per gjerat mbi te cilat nuk ke asnjelloj kontrolli. Qe ne rastin tend do te thote, per gjithcka.

Demi  Prill 20 – Maj 20

Buzeqesh! Ekziston Dikush ne kete bote qe te do. Ose me mire, tani qe e mendoj, lere fare ate pune, mos qesh…

Binjaket Maj 21 – Qershor 21

Me se fundmi, po hyn ne ate faze te jetes tende ku numri i gjerave qe deshiron te besh, eshte shume here me i madh sesa numri i gjerave qe do te arrish te besh eventualisht.

Gaforrja Qershor 22 – Korrik 22

Menyra me e mire per tiu pergjigjur nje pyetjeje prej idioti, eshte te besh sikur nuk degjon. Prandaj te gjithe rrotull teje pretendojne qe nuk degjojne mire nga veshet.

Luani Korrik 23 – Gusht 22

 

Gjerat me te mrekullueshme ndodhin athere kur nuk i pret, gje qe do te te nderprese kenaqsine e nje momenti te lumtur te te dhjerit ne paqe.

Virgjeresha Gusht 23 – Shtator 22

Je perpjekur deri tani tia dalesh mbane vete, por per fat te keq, akti i simulimit seksual ka nevoje per nje dore femre.

Peshorja Shtator 23 – Tetor 23

 

Yjet, megjithese jane masa gjigande plazme te shkrire ne temperature jashtezakonisht te larte, te pa zote per te ndier emocione njerezore, sidoqofte ndjejne keqardhje per ty.

Akrepi Tetor 24 – Nentor 21

 

Do te hysh ne histori kete jave, pasi te biesh ne nje grope te thelle me sere, efekti i te ciles do te krijoje nje fosil perfekt kur trupi jot te zbulohet pas 1000 vjetesh dhe te vendoset ne muze.
.

Shigjetari Nentor 22 – Dhjetor 21

Kush tha qe ska budalla pa fat? Sidoqofte nuk e kane pasur fjalen per llojin tend.

Bricjapi Dhjetor 22 – Janar 19

Thone qe je komplet bosh nga brenda, dhe pa asnje vlere, por disa kirurge te afte do te gjejne nje miniere floriri brenda teje, per shkak te cmimit te larte qe kane organet e tua ne tregun e zi.

Ujori Janar 20 – Shkurt 18

Qesh mire kush qesh i fundit, prandaj pasi ti kesh eliminuar te gjithe, konsideroje kete opcion.

 

Peshqit Shkurt 19 – Mars 20

Ndersa te bejne qejfin duke te thene qe je nje “makine seksi” ose “seks machine”, ne rastin tend ky karakterizim jepet per shkak te menyres krejtesisht te mekanizuar dhe pa emocion se si e ekzekuton ti kete akt.

 

>>Lexoni Me shume te Rubrika: Horoskopi Javor.

Javascript required

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s