horoskopi


Nga Maqo Turshia, Mekanik ne Pension.Maqo Turshia>>Horoskopi i Meparshem

Dashi Mars 21 – Prill 19

Vazhdimi i humbjes se flokut do te konfirmohet kete jave tek berberi, i cili do te te thote qe ti meriton shume me teper, po mundesite jane gjithmone e me te pakta.

Demi  Prill 20 – Maj 20
Kete jave do te kuptosh qe neqoftese nje problem nuk e zgjidh dot me para, mund ta zgjidhesh me shume para.
Binjaket Maj 21 – Qershor 21

Veshtiresite ne frontin romatik do te konfirmohen kete jave kur te kuptosh qe martesa nuk eshte nje fjale, ajo eshte nje fjali.

Gaforrja Qershor 22 – Korrik 22

Duke pare ty, konfirmohet dhe njehere ideja qe kur perendia krijoi njeriun, beri shaka.

Luani Korrik 23 – Gusht 22
Yjet thone qe Humbja e virgjerise tende nuk eshte planifikuar per kete jave.
Virgjeresha Gusht 23 – Shtator 22

Cdo deshire do te te realizohet kete jave, me kusht qe te mos e kesh lexuar kete parashikim ne horoskopin tend.

Peshorja Shtator 23 – Tetor 23
Kete jave Dikush do te te marre te gjitha parate, makinen, celularin, cigaren e fundit dhe passwordin a facebookut. Ne keto rrethana shiko mbase perfiton ndonje nga gjerat qe si ke patur ndonjehere, sepse ditlindja po te afron dhe je akoma i virgjer.
Akrepi Tetor 24 – Nentor 21
Ndergjegjsimi mbi faktin qe jeta nuk eshte gje tjeter vecse nje perralle e treguar nga nje idiot, sjell nje lehtesim te madh per ty dhe te gjithe idiotet e tjere.
Shigjetari Nentor 22 – Dhjetor 21

Tentativa per te gjetur variacion ne jeten tende seksuale duke pare porno do te deshtoje kete jave, kur te shofesh qe aktorja kryesore e filmit eshte gruaja jote ne rinine e saj te larget.

Bricjapi Dhjetor 22 – Janar 19

Kush tha qe budallenjte jane me fat?

Ujori Janar 20 – Shkurt 18

Problemi i vjeter i sonanbulizmit do te te ri-kthehet kete jave. Fatkeqsisht do ta konstatosh kete kur te jesh ne timon.

Peshqit Shkurt 19 – Mars 20
Mbaj mend qe po te kesh besim asgje nuk eshte e pamundur, pervec jetes pas vdekjes.

Javascript required

Advertisements

Një mendim mbi “horoskopi

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s